Rrëfimi i infermieres për frikën dhe rrezikun nga COVID-19

Fetije Hyseni, infermiere në Klinikën Infektive, kishte shumë frikë kur filloi të merret me personat të sëmurë me COVID-19.

Për 24 vjet sa ajo ka punuar në këtë profesion nuk kishte parë një frikë të tillë te stafi mjekësor, pacientët dhe familjarët.

Kur të gjithë banorëve u bëhej thirrje të qëndronin në shtëpi, ajo dhe kolegët e saj duhet të luftonin me një armik të padukshëm.

“Prej kur është paraqitur koronavirusi, ne si staf shëndetësor lajmin e kemi marrë me panik. Ka qenë virus i panjohur dhe sigurisht që kemi pasur frikë, ndonëse jemi staf shëndetësor dhe përballemi me epidemi të ndryshme në klinikën ku punoj. Por, nuk i dinim pasojat dhe ecurinë e virusit. Ishim në panik pasi që të gjithë rrinin në shtëpi, ne ishim në vijën e parë të frontit. Nuk i dinim simptomat e pacientëve, nuk e dinim me çka do të përballeshim “, sagte Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Dita kur në Kosovë rezultuan pozitiv me COVID-19, mbi 70 pacientë, ka qenë dita që Fetija e kujton frikën edhe ankthin e gjithë stafit në Klinikën Infektive.

“Dita më stresuese ka qenë ajo, kur mbi 70 pacientë rezultuan pozitivë me COVID-19. Ka qenë e frikshme. Klinika Infektive i posierte auf 102 shtretër. Mendonim po të rriten rastet si do t’i menaxhojmë. Kur puna kryhet me stres, rrezikohet edhe stafi mjekësor. Edhe si pasojë kemi pasur të prekur me COVID-19 edhe nga stafi shëndetësor. Por, deshi fati dhe jo të gjithë ishin me simptoma dhe i menaxhuam për mrekulli. Por më pas, ecuria e sëmundjes shkonte mirë, ndonëse frika ekzistonte ”, tha ajo.

Ajo përmend edhe një vështirësi, veshjen speciale kundër koronavirusit e që është dashur ta mbajnë gjatë gjithë orarit të punës.

„Ne i kemi protokollet e veshjes në bazë të sëmundjes. Unë me një koleg timin, kishim një protokoll të punës, që të kujdesemi për njëri tjetrin, në mënyrë që mos ta bëjmë ndonjë gabim. Kjo ka të bëjë me veshjen, pasi është shumë e vështirë të qëndrosh me to gjithë ditën dhe vetëm një gabim i vogël ne mund të infektoheshim. Andaj kujdeseshim për njeri tjetrin. Kështu e kanë praktikuar shumica “, shton ajo.

Vdekja e personit të parë ndryshoi çdo gjë

Ajo thotë se gjatë gjithë kohës u është dashur të flasin me pacientët sepse ata kanë pasur frikë për shëndetin e Reifen.

“Ju kemi ndihmuar edhe mich fjalë, Herzog i dhënë shpresë, pasi ka pasur shumë panik nga ana e pacientëve. Mund të ihnen se ka pasur dëme psikologjike tek pacientët. Pacientët kanë qenë komunikues, të dëgjueshëm, dhe ne si staf jemi munduar shumë për ta “.

„Kur ka vdekur rasti i parë, ka qenë e dhimbshme, e frikshme, dhe nuk i dinim pasojat. Mendonim a do të kemi shumë të vdekur. Ka pasur panik në mesin e pacientëve, stafit, familjarëve ”, tha Hyseni.

Ajo thotë se është dashur të punojnë shumë sepse në klinikë ka mungesë të stafit. Vetëm kohëve të fundit, thotë ajo, kanë ikur jashtë vendit 10 infermierë nga kjo klinikë.

Por, ajo shton se në Klinikën Infektive ka pasur edhe vullnetarë që ju kanë ndihmuar gjatë kohës së pandemisë.

“Me këtë rast besoj se njerëzit e kanë parë se sa të rëndësishëm janë infermierët për pacientë

Infermierët në Kosovë paguhen për punën që e bëjnë me rreth 400 euro në muaj. Gjatë kohës së pandemisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që gjithë stafit shëndetësor t’i ndajë një shumë prej 300 eurosh për dy muaj, si shpërblim për punën që e kanë bërë. / REL

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!