Rrëfimi i gazetarit britanik Vaughan Smith, i cili i tregoi botës për krimin e forcave serbe në Prekaz - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet rrëfimi i gazetarit britanik, Vaughan Smith, për raportimin që bëri në luftërat në ish-Jugosllavi, me theks sulmin dhe masakrat në Prekaz dhe Reçak në Kosovë.

Kush e shtyu Smith të vinte gjatë luftës në Kosovë?

Si arriti t’i shpëtojë plumbit gjatë kohës kur po filmonte rrethimin e shtëpisë së Jasharajve në Prekaz?

Si u përdorën automjetet e ushtrisë holandeze të lëna në Bosnje gjatë luftës në Kosovë?

Si reaguan serbët kur BBC po transmetonte xhirimet nga Prekazi nga dhomat e montimit në hotelin “Grand Hotel”?

Kush ia mundësoi intervistën me Fehmi Lladrovcin?

Si e komenton Smith mbajtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë?