Edisona Deliu, Foto: REL

Rrëfimi i Edisonës, tmerret e luftës që i kaloi ajo si 14-muajshe kur u plagos në kokë (VIDEO)

Edisona Deliu, nga komuna e Skënderajt, Kosovë, tash e gati 24 vjet jeton me pasojat e plagëve të marra në luftë, më 1998.

Atëbotë 14-muajshe, Edisona u plagos në kokë. Edisona u godit nga copëza të granatës në kokë duke mbetur e paralizuar për disa javë.

Probleme me lëvizjen e dorës së majtë ajo ka edhe sot. Ndërsa në kokë ende ka një copë të granatës, të cilat mjekët nuk kanë arritur t’ia heqin edhe përkundër operacioneve të shumta.

E pashëruar plotësisht, sot bën thirrje për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në luftëra e konflikte./REL