Rrëfimi i doktorit që refuzoi të dal në konferencë me ministrin – ‘I thashë po rri me kolegët’

 

Doktori i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti në një intervistë për KALLXO.com ka rrëfyer për momentin e marrjes së lajmit për të infektuarin e parë me COVID-19 në Kosovë.

Ahmeti tregon për momentin e marrjes së lajmit dhe për diskutimin e tij me ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Arben Vitinë.

Rasti i parë na është komunikuar rreth orës 10 të mbrëmjes. Ka qenë ndjenje jo bash e këndshme, ka pasë frikë e shqetësime”, rrëfen doktori Ahmeti.

“Kam qenë në klinikë, më ka thirrë ministri i Shëndetësisë, për të bërë një prezantim para mediave. I kam thanë ministër “Jo, s’mundem, thirre dikë tjetër, e shoh më të arsyeshme të rri para kolegëve në Klinikë”, rrëfen bisedën me ministrin, doktori Salih Ahmeti.

Në këtë reportazh mund të shihni mbledhjen e mëngjesit të stafit të Klinikës Infektive të cilët flasin për planet e ditës, gjendjen e pacientëve dhe marrjen e detyrave të ditës.