Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëfimi ekskluziv i përkthyeses Nora Visoka Weller për luftën në Kosovë

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” nga ora 22:15 ndiqni rrëfimin ekskluziv të Nora Visoka-Weller për luftën në Kosovë.

Visoka Weller është avokate në Universitetin e Cambridge. Aty e ka përfunduar Juridikun dhe Arkeologjinë, ku ka specializuar në Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore dhe të Luftës.

Në moshën 18-vjeçare, Nora Visoka Weller fillon punën si përkthyese me gazetarë të huaj, në pothuajse të gjitha zonat e luftës dhe përfundon duke punuar në misionin diplomatik të Ambasadës amerikane.

Ndërkohë, ajo do të trajnohej në teknika të ndryshme të mbrojtjes dhe të sigurisë, mbikëqyrjes, si dhe të vozitë vetura 6 tonë të rënda në zona të luftës, për të thyer barrikada.

Puna e saj gjatë luftës ndërpritet në shtatorin e vitit 1998, kur makina e blinduar e Ambasadës bie në një minë kundër-tank.

Nora lëndohet rëndë dhe shërimi i saj zgjat disa muaj.

Fati deshi që automjeti ishte i blinduar dhe e shpëton Norën. Ajo rikuperohet dhe 22 vite pas vjen këtu për të na treguar historinë e një prej disa të rinjve nga Prishtina, që punuan në misione të huaja.

Nora Visoka Weller rrëfen për herë të parë planet e gazetarëve ndërkombëtarë për të takuar UÇK-në.

Rrëfimi i saj se si atë si përkthyese dhe gazetarët e BBC-së serbët i priten me snajper.

Si u filmua familja Jashari pak ditë pas masakrës së Prekazit?

Dëshmia e përkthyeses si u angazhuan amerikanët në monitorimin e luftës në Kosovë.

Intervistën ekskluzive të Nora Visoka Weller mund ta ndiqni sonte në 22:15 në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com.