Rrëfimi e regjisores Kastrati për realizmin e filmit “ZANA”

Regjisorja dhe fituesja e çmimeve ndërkombëtare, Antoneta Kastrati, ka rrëfyer në “KallxoPërnime” për inspirimin dhe realizimin e filmit “ZANA”.

Gjatë luftës në Kosovë, regjisorja ka treguar së ka humbur dy familjarë të saj, ngjarje e cila ka ndikuar në trajtimin e kësaj tematike në filmat që i ka punuar.

“Për mu filmi është komunikim me jetën është diçka që ti përjeton dhe ke pyetje edhe atë e trajton më shumë se ajo nuk e di se çka mundesh me bo, sepse duhet me pas diçka prej teje, përndryshe është vetëm kopje e seneve që i ke dëgju ose lexu”, thotë ajo.

Kastrati ka thënë se për realizimin e këtij filmi ka bërë intervista me gra dhe përmes këtij filmi ka synuar të tregojë se çka do të thotë humbja e një fëmije.

“Zana” ka qenë një projekt që një kohë të gjatë kam dashtë me bo dhe mendoj që ka qenë koha me e kallxu përjetimin që na e kemi pas dhe çka do të thotë me e humbë dikë në luftë, por mu si nënë më ka prek më shumë fakti që unë kur kam bo fëmijë nuk kam mujtë me e paramendu që nëse isha kanë nanë në kohë të luftës edhe mos me mujt me bo asgjë”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë që përmes filmit “ZANA”, në një kontekst shqiptar.

“Me tregu se nëse je nënë në një fshat edhe e ke humbur një fëmijë edhe dikush që ndoshta nuk don me vazhdu me bo fëmijë, do të thotë është përtej shërimit”, ka treguar ajo.

Kastrati ka rrëfyer se gjatë luftës është vrarë edhe një vajzë 11 vjeçare, të cilës i dedikohet filmi.

“”ZANA” në fakt shumë i dedikohet shumë asaj, Xhevrija ka qenë një vajzë e vogël 11 vjeçare, e cila i ka pas flokët e bardha, e vetmja në katund me flokë të bardha”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu, ajo përmend edhe ndërlidhjen filmit “ZANA” me rastin e vrasjes së motrës saj.

“Për mu ka qenë edhe ky momenti që motra është vra para nanës, kjo ka qenë diçka që kam dashtë “ZANA” me e shtjellu”, tregon regjisorja.