Rrëfime për krimet e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq

Zgjedhja nënkryetar i Kuvendit në Serbi e gjeneralit Bozhidar Deliq, i cili me Brigadën e motorizuar “549” ishte pjesëmarrës në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë rajon, i ka shqetësuar familjarët e viktimave. Ata thonë se ushtaraku i Millosheviqit, duhet të dënohet për krime lufte, e jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksandar Vuçiqit.