Rrebeshe shiu dhe breshri në disa komuna të Kosovës

Mot i ligë me rrebeshe shiu dhe breshri ka përfshirë sot disa vise të Kosovës.

Reshjet e shiut kanë vërshuar disa rrugë dhe kanë vështirësuar qarkullimin nëpër disa zona të Kosovës pasditen e sotme.

Raportohet se përveç shiut, ka pasur edhe reshje breshri në disa lokalitete të Komunës së Podujevës, Deçanit dhe Gjilanit, raporton Telegrafi.

Telegrafi ka siguruar pamje nga reshjet e shiut dhe breshrit në Deçan. Pamjet mund t’i shikoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/