Ilustrim

Rrahu të vëllanë, i dyshuari kapet me marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Rasti është iniciuar dje në Mitrovicë.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 4.4 gr substancë narkotike e llojit Marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.