Rrahu gruan dhe fëmijët, të dyshuarit Policia i gjen shumë revole e granata në shtëpi

Një rast i dhunës në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve është iniciuar në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se është ushtruar dhunë ndaj saj dhe pesë fëmijëve, nga bashkëshorti i cili i ka kërcënuar me armë duke u kërkuar që të largohen nga shtëpia.

Sipas komunikatës, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. 46-vjeç, kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme; dy granata dore; një elektroshok dhe pesë thika.

Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.