1. Sheshi-Qytetit-Suhareke-23-mars-2021

1. Sheshi-Qytetit-Suhareke-23-mars-2021

Rrahu dy fëmijët e tij të mitur, arrestohet babai nga Suhareka

Dy fëmijë të mitur janë rrahur nga babai i tyre në qytetin e Suharekës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fëmijët janë të moshës 17 dhe 15 vjeç.

Viktimat janë hasur nga patrulla policore në parku e qytetit dhe sipas tyre ishin sulmuar nga babai.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me urdhër të prokurorit dy viktimat si dhe dy fëmijët e tjerë me të vegjël 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në Strehimore në Prizren.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.