Rrahmani në Pejë: Do të përpiqemi t’i ndalojmë ligjet dhe lobimet për ta tjetërsuar rininë dhe familjen

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Pejës duke vazhduar fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 09.02.2025.

I pari i këtij koalicioni, Eman Rrahmani, do të përpiqen që t’i ndalojnë me çdo kusht, ligjet dhe lobimet e mëdha për ta tjetërsuar rininë dhe familjen.

“Ka Peja burra e gra që dinë me mbrojtë familjen, me e mbrojtë pragun e shtëpisë, me e mbrojtë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kënaqësi e madhe të dëgjoj e të ju drejtohem për një fjalë rasti shumë qytetarëve të Pejës, për të treguar platformën tonë të qartë politike dhe që ne mbetemi të vetmit në Kosovë që filluam, qëndruam dhe do të përpiqemi që t’i ndalojmë me çdo kusht, ligjet dhe lobimet e mëdha për ta tjetërësuar rininë tonë, familjen tonë’- ka thënë ai më 18.01.2025.

Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

Për njё muaj partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.

Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre, me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër, lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues, në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

Këto do të jenë Zgjedhjet e para të rregullta, që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.