Rrahman Jasharaj | Foto: RTV 21

Rrahman Jasharaj: Orët mësimore të humbura nuk do të zevendesohen

Kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë konferencës së sotme ka deklaruar se orët e humbura gjatë grevës nuk do të zëvendësohen.

“Sa i takon orëve të humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MASHT nuk do të del me ndonjë deklaratë kërcenuese. Nëse ata qasen mirë dhe kemi vullnet të mësimdhënesit sic i kemi pyetur do ti pyesim prapë dhe do të shikojmë cfarë do bëjmë”, ka thënë Jasharaj.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht të shtunën se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim deri në janarin e vitit 2023.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka dekalruar se greva nuk do të ndërpritet por do të pezullohet.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta shfrytëzojë pezullimin e grevës dhe të reflektojë.

“Qeveria vazhdoi t’i injorojë kërkesat dhe na mbeti e vetmja mënyrë greva, e cila filloi me 25 gusht duke i dhënë qeverisë një mundësi per dialog.  Si këshill grevist i BSPK dhe SBASHK jemi të obliguar të veprojmë sipas vendimit të shumicës.  Qeveria dhe opinioni le ta din që greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar e vitit 2023.  Këtë rezultat e shton deklarimi i shoqatave tjera sindikale qe nga raporti i tyre thuhet se nga 25 shoqata sindikale 24 janë deklaruar pro pezullimit të grevës”, ka deklaruar Jasharaj.

Gjithashtu, Sindikatat kanë kërkuar që Qeveria t’i realizojë premtimet për Ligjin e Pagave.