Foto: Ilustrim

Rrahje për kullosa të bagëtive në Mitrovicën e Jugut

Një person është sulmuar pasditen e djeshme në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime truopre.

Incidenti sipas policisë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin të dyshuarit me viktimën rreth disa kullosave të bagëtive.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.