Foto: Ilustrim

Rrahje për borxh në Shtërpcë, arrestohen gjashtë të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestur pasditen e djeshme gjashtë persona në Shtërpcë pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit, deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi mes tyre.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.