Ilustrim

Rrahje në Viti, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy burra të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tre persona dje në fshatin Pozheran në Viti.

Si pasojë e përleshjes, një burrë dhe dy gra kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor, ka njoftuar PK.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.