Rrahje në Universitetin e Mitrovicës

Një rrahje dyshohet se ka ndodhur në mes zyrtarëve të administratës të Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës edhe nga administrata e Universitetit “Isa Boletini”.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rrahja ka ndodhur derisa nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës, Ahmet Jashari ka folur shkurtimisht për KALLXO.com rreth përleshjes fizike, duke thënë se përleshja ka ndodhur mes punëtorëve të administratës.

“Mora vesh për një përleshje fizike, të përfshirët janë pjesë e administratës. Janë përleshur në oborrin e universitetit”, ka thënë shkurtimisht Jashari për KALLXO.com.