Rrahje në Qendrën e Azilit në Lipjan

Është arrestuar një burrë, shtetas i Algjerisë, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy burra tjerë me shtetësi të Libanit.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit rreth orës 14:40 minuta.

Pas sulmit viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.