Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rrahje në Prizren, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin, se pas një mosmarrëveshjeje i kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë. Të tre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës bën të ditur se si provë materiale është gjetur e konfiskuar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të Prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.” – theksohet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Prizren dhe po cilësohet si “vrasje në tentativë”.