Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Rrahje në Prishtinë, shoqërohen në polici katër persona

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një rrahje ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Kunushfeci” në Prishtinë.

Forcat e rendit kanë shoqëruar në stacion katër persona.

Si pasojë e rrahjes, dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë ku janë lënduar dy  persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.