FOTO: Ilustrim

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy marokenë dhe një kosovar

Tre persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete dy net më parë në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë dy shtetas maroken dhe një shtetas kosovar.

Në raportin ditor nuk është përmendur arsyeja e rrahjes ndërsa thuhet se tre të dyshuarit ishin shoqëruar në polici, dy nga ta me lëndime trupore.

Njërit nga të dyshuarve sipas policisë i është dëmtuar automjeti.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.