foto: Ilustrim

Rrahje në Podujevë, arrestohen katër të dyshuar

Katër persona të dyshuar janë arrestuar nga policia pas një rrahje e cila ka ndodhur në fshati Sibofc të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se i gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:25.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar, pasi që janë përfshirë në një rrahje dhe si pasojë e rrahjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF në Podujevë, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.