Ilustrim

Rrahje në parkingun e marketit në Bardhosh, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Bardhosh në Prishtinë, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar nën dyshimet për përfshirje në një rrahje.

Sipas policisë, rreth orës 19:50, është bërë arrestimi i të dyshuarve të cilët për shkaqe ende të panjohura, në parkingun e një marketi janë përfshirë  në një rrahje.

Si pasojë e rrahjes, dy prej të dyshuarve, kanë pësuar lëndime trupore, dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me këtë rast është konfiskuar një veturë dhe një qelës mekanik i rrotave që dyshohet se ishte përdorur në rast nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.