Ilustrim

Rrahje në një kafiteri në Prishtinë, arrestohen 3 persona

Një incident tjetër është shënuar sonte në Prishtinë. Incidenti ka ndodhur në një kafiteri në lagjen Ulpiana.

Policia e Kosovës rreth orës 19:00 ka pranuar informatë për një rrahje në progres në këtë kafiteri.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti për KALLXO.com ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në këtë rrahje.

“Sot rreth orës 18:50 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Njesitë nga stacioni policor Jugu kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kane arrestuar 3 persona te dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

KALLXO.com sonte raportoi se edhe për një rrahje ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.