Ilustrim

Rrahje në një kafene në Gjilan, dyshohet se i dyshuari ka goditur viktimën me mjet të fortë dhe ka ikur

Një person ka mbetur i lënduar sot në një kafene në rrugën “Maria Shllaku” në Gjilan pas një përleshjeje që kanë pasur dy punëtorët e kafenesë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për KALLXO.com se pas mosmarrëveshjes mes dy punëtorëve të kafenesë, dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“I dyshuari, i njohur për Policinë, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim”, tha Hashani.

Rrahje në një qendër tregtare në Gjilan