Ilustrim

Rrahje në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur një orë më parë në Mitrovicë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, si pasojë e rrahjes kanë mbetur të lënduar tre persona.

Zahiti shtoi se personat e përfshirë në rrahje janë përcjellë në Stacionin e Policisë.

“Rreth orës 22:00 ka ndodhur një rrahje në Mitrovicë, në të cilën janë përfshirë tre persona të cilët kanë pësuar lëndime. Tre personat që janë përfshirë në rrahje i kanë shoqëruar në Stacion Policor për intervistë”, tha Avni Zahiti.