Ilustrim

Rrahje në mes tre personave në Pejë

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së sotme tek “Ura e Gurit” në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se për rastin Policia është njoftuar në ora 16:10 dhe se të përfshirë në ngjarje kanë qenë tre persona.

Ai tregoi se si pasojë e ngjarjes një person ka marr tretman mjekësor dhe se rasti vazhdon të hetohet tutje.