Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje në mes të miturve në Skenderaj, u përdor edhe thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, më 23.01.2025, ka arrestuar një person të mitur në Skenderaj, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy të mitur të tjerë.

Sipas Policisë gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë, ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, si dhe viktimat, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.