Ilustrim: Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com
Rrahje në mes një qytetari dhe një polici në Ranillug, IPK jep detaje
Një polic dhe një qytetar janë arrestuar nën dyshimin se janë rrahur mes vete pas mesnatës së sotme, më 16.11.2024 në 02:30h në një lokal në Ranillug.
Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, bazuar në hetimet fillestare dyshohet rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
IPK tha se që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja” – thuhet në njoftim.
Tutje u shtua se si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.
Po ashtu u tha se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.