Komuna e Suharekës - Foto: Facebook / Komuna Suharekë

Rrahje në mes dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Një zyrtar për diasporën në Komunën e Suharekës ka sulmuar fizikisht zyrtaren e Drejtorisë së Urbanizmit brenda ambienteve të komunës.

Sulmi sipas njoftimit të policisë, deri te rrahja thuhet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje verbale në mes palëve.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të tyre rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje.