Rrahje në Lipjan, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një rrahje e cila ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Lipjan.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një thike, gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se të lënduarit në këtë rast janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Nga QKUK kemi pranuar  informatën se njëri nga personat e lënduar ka vdekur”, ka thënë Ahmeti

Ajo ka shtuar se hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.