Ilustrim

Rrahje në lagjen Tophane, një person dërgohet në QKUK

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në lagjen Tophane në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë hasur në një person të lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë rast.