Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje në Fushë Kosovë, dy të dyshuar në arrati

Dy persona kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës mbrëmjen e kaluar.

Përveç dy të dyshuarve që kanë pranuar tretman mjekësor, policia ka sqaruar se janë edhe dy persona të tjerë që gjenden në arrati.

Gjatë kontrollit në automjetin e dy të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me 19 copë fishekë.