Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Rrahje në Ferizaj, një person dërgohet në QKUK
01.8.2023 - 10:16
Një burrë nga Ferizaj ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar.
Policia e Kosovës njofton se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dy të dyshuarit e tjerë gjenden në kërkim policor ndërsa rasti është në procedurë hetimore.