Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrahje në emergjencën e Podujevës gjatë pritjes në radhë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rrahje në qendrën emergjente mjeksore të Podujevës.

Në bazë të njoftimit, shtatë persona të dyshuar derisa ishin duke pritur radhazi për t’u kontrolluar në emergjencën e Podujevës, si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Katër nga të dyshuarit pas rrahjes janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se dy nga ta janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë, ndërsa personi i tretë është dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.