Ilustrim

Rrahje në Drenas, një i arrestuar

Një person mori lëndime trupore dje pasi është sulmuar nga një person tjetër.

Policia ka njoftuarnë fshatin Glloball të Komunës së Drenasit,  një burrë është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.