Rrahje mes tre personave në Prishtinë, njëri kishte thikë 

Policia e Kosovës raporton se tre persona dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete, me ç’rast kanë pësuar lëndime të rënda trupore. 

Rasti raportohet të ketë ndodhur mesditën e së hënës, më 11.11.2024 në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. 

Policia, në raportin 24 orësh, të lëshuar sot më 12.11.2024 njofton se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është duke u trajtuar në QKUK. 

Ndërkaq, sipas Policisë, njërit prej të dyshuarve i është gjetur edhe një thikë dhe se me vendim të prokurorit është  arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. 

Rasti është në procedurë hetimore.