Personi iArrestuar Ilustrim

Rrahje mes tre personave në Lipjan, arrestohet një person

Një rrahje  mes tre personave ka ndodhur dje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një brisk, ndërsa është dëmtuar një veturë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.