Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës

Dy të burgosur në Burgun e Dubravës nuk arritën t’i zgjidhnin çështjet e tyre dhe përfunduan duke u rrahur.

Një nga ta ka pësuar lëndime trupore, derisa të dy janë të burgosur në këtë burg.

Në lidhje me sulmin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka inicuar rast si “lëndim i lehtë trupor”.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të hënën në mesditë.