Rrahje mes gjashtë personave në Prishtinë

Gjashtë person janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se janë përfshirë në rrahje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rugova”, të shtunën rreth orës 13:08.

Policia njofton se si pasojë e rastit të dyshuarit kanë marr tretman mjekësor në SHSKUK.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe një skallper të cilat dyshohet se janë përdorë në rast nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.