Ilustrim - Foto: Kallxo.com

Rrahje mes dy zyrtarëve të 'Kryqit të kuq' në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy zyrtar të “Kryqit të kuq”, pasi ata dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë dje rreth orës 15:35.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjti janë rrahur mes vete, të dyshuarit janë zyrtar në kryqin e kuq. Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor pasi kishin pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.