Ilustrim

Rrahje mes dy personave për një borxh

Dy persona dyshohet se janë rrahur mes vete për shkak të një borxhi.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Temeqinë në Komunën e Malishevës dy persona kanë pasur një mosmarrëveshje e cila ka kaluar në rrahje.

Borxhi sipas raportit policor ka qenë arsyeja e rrahjes së të dyshuarve.

Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kane pranuar tretman mjekësor.

Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.