Ilustrim

Rrahje mes dy personave në Kllokot, shkak një qen

Një qen dyshohet se ka qenë shkaku i një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informatë se dy persona janë përfshirë në një rrahje shkak dyshohet se ishte një kafshë shtëpiake, qen.

Dy të përfshirët në rast kanë marrë edhe tretman mjekësor.

Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.