Ilustrim

Rrahje mes dy personave në Istog, njëri nga ta dyshohet se sulmoi edhe zyrtarët policorë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor dhe pengim i personit zyrtar.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Banjë të Istogut, dy persona janë përfshirë fillimisht në një rrahje mes vete.

Tutje të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas trajtimit të dyshuarit janë dërguar në stacion policor, ndërsa njëri nga ta dyshohet se sulmoi edhe zyrtarët policorë.

Këtyre të fundit sipas raportit policor i dyshuari u ka shkaktuar lëndime trupore.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.