Ilustrim - Policia në aksion

Rrahje mes dy grupeve te 'Kafet e vogla' në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme rreth orës 20:40, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në Prishtinë te ‘Kafet e vogla’.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, në një prononcim për KALLXO.com, ka konfirmuar rrahjen në rrugën “Fehmi Agani”.

Përsonat të cilat janë rrahur janë larguar nga vendi i ngjarjes të cilët janë në ndjekje të policisë.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në Rr. “ Fehmi Agani” në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin. Bazuar në informacionet fillestare të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e të cilit janë të ditura për Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë incident”, ka thënë Duat Hoxha për KALLXO.com, pa dhënë më shumë detaje pë rastin.