Rrahje mes disa personave në Prishtinë, tre të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një rrahjeje e cila ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:35, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Sipas policisë, mbrëmë është raportuar një rrahje në mes të disa personave, ndërsa në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur tre persona, dy burra dhe një grua, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, disa prej të cilëve janë identifikuar nga viktimat.

Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej të lënduarve, pas ndihmës mjekësore ka vijuar tretmanin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.