Rrahje mes disa personave në Gjakovë

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot gjatë ditës afër stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Policia ka konfirmuar për KALLXO.com se njëri nga personat e përfshirë në rrahje ka pësuar lëndime.

Organet e rendit nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin por kanë theksuar se deri më tani janë tre persona të dyshuar në lidhje me rastin ndërsa hetimet janë duke vazhduar.