Foto: KALLXO.com Ilustrim

Rrahje mes disa personash në një kafiteri në Kaçanik

Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në një kafiteri në Kaçanik mbrëmë rreth orës 19:45.

Sipas Policisë, si rezultat i kësaj rrahjeje lëndime trupore kanë pësuar 5 persona, katër prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, e më pas janë dërguar në emergjencën e Ferizajt.

Pas tretmanit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.