Ilustrim

Rrahje mes 7 personave në Prishtinë

Të mërkurën rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona në kryeqytet të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet, janë rrahur mes vete.

Sipas policisë, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr trajtim mjekësor.

Kurse, me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.