Rrahje mes 7 personave në Kaçanik, përdorën mjete të forta

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë dites


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në Kaçanik, të cilët pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti me mjete të forta.

Sipas Policisë, në rrahje janë përfshirë dy grupe, më saktë shtatë persona, ndërkaq të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.